Kalo te përmbajtja
Të fundit

Deputetët diskutojnë sot për lejimin e importit të veturave më të vjetra se 10 vjet

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Deputetët diskutojnë sot për lejimin e importit të veturave më të vjetra se 10 vjet

Në kuvendin e Republikës së Kosovës sot do të mbahet një tryezë diskutimi, iniciuar nga deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, për të diskutuar rreth ndryshimeve ligjore të Ligjit për Automjete.

Konkretisht, nisma e deputetit Lushtaku synon ndryshimin dhe plotësimin e një neni të Ligjit për Automjete: atë të kufizimit të zhdoganimit të veturave.

Reklamë

Në tryezën e diskutimit, ku do të marrin pjesë deputetë e pjesëtarë të shoqërisë civile, do të trajtohen nenet 44 dhe 63 të Ligjit për Automjete, ku përcaktohen kriteret për importin e veturave dhe ndërrimin e pronësisë.

Sipas ligjit në fuqi, në Kosovë nuk mund të zhdoganohen vetura më të vjetra se viti 2014.

Qeveria e Kosovës në vitin 2017 e ka miratuar ligjin i cili thotë se “mjetet rrugore që importohen në Kosovë, nuk mund të jenë më të vjetra se 10 vjet”.

“Në Kosovë nuk mund të importohen vetura më të vjetra se 10 vjet. Në Kosovë nuk mund të importohen vetura që nuk e plotësojnë standardin Euro katër)”, thuhet në nenin 44 të ligjit për automjete.

Gjithashtu, ligji parasheh që mjetet rrugore që importohen në Kosovë duhet të kenë certifikatë të konformitetit për vetura të reja dhe dëshmi të origjinës dhe pronësisë së mjetit ose pjesëve të veçanta të instaluara.

Reklamë

Deputetët diskutojnë sot për lejimin e importit të veturave më të vjetra se 10 vjet | ATV