Në emisionin ‘STUDIO A’ në ATV, Renata Gafuri Uka, tash influencere e bloggere, foli më shumë rreth jetës e karrierës së saj që fillimisht iu përkushtua fushës së medias, si modetarore e autore për një periudhë 10-vjeçare, për të vazhduar më pas angazhimin e saj edhe në punë të tjera si entertainment, jeta e natës, fotomodele e kështu me radhë.
Renata tha se derisa ishte duke punuar në një lokal nate, takoi dashurinë e jetës gjersa sot gëzon një jetë të lumtur me të dhe vajzën e tyre.
“Unë dashurinë time të jetës e kam taku në club (lokal nate) ku unë isha duke punuar dhe sot jemi bashkë, derisa tash jemi një duo e mirë në punën tonë, pra në biznes familjar që e kemi. Normalisht që angazhimi im këtu është më ulët për shkak se tash i përkushtohem më shumë vajzës dhe profesionit si bloggere dhe influence në rrjete sociale”, tha ajo.