Mbështetje për protestën gjithëkombëtare që do të mbahet në Tiranë ka shprehur edhe Grupi i tifozëve të Kosovës, “Dardanët”.
Përmes një njoftimi në Facebook, ata i janë bashkuar thirrjes së organizatave të dala nga lufta, duke kërkuar drejtësi për ish-udhëheqësve të UÇK-së nga Haga.
“Dardanët” theksojnë se mesazhi nga kryeqyteti shqiptar duhet të jetë i qartë se UÇK-ja nuk ka kryer krime lufte dhe se adresa e krimeve është Beogradi.
LEXONI EDHE:
Osmani mbështet protestën në Tiranë, thotë se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe dinjitoze