9.7 C
Pristina
Thursday, March 19, 2026

Dalin në shitje biletat e koncertit të Bryan Adams

Ylli botëror i muzikës, Bryan Adams, do të performojë për herë të parë në Kosovë në kuadër të turneut të tij evropian.

Sipas datave zyrtare të publikuara, koncerti do të mbahet më 27 qershor 2026 në Salla 1 Tetori, një nga hapësirat kryesore për ngjarje muzikore në vend.

Ky pritet të jetë një nga koncertet më të mëdha të vitit në Kosovë, duke marrë parasysh popullaritetin global të artistit kanadez, i cili ka shënuar dekada suksesi në skenën ndërkombëtare.

Bryan Adams është i njohur për hitet e tij të famshme si “Summer of ’69”, “Heaven” dhe “(Everything I Do) I Do It for You”, këngë që kanë mbetur ndër më të dashurat për publikun në mbarë botën.

Turneu evropian i artistit përfshin disa qytete, ndërsa ndalesa në Prishtinë ka ngjallur entuziazëm të madh te fansat në vend dhe rajon.

Deri më tani, biletat për koncertin nuk janë nxjerrë ende në shitje, ndërsa organizatorët pritet të publikojnë detaje të tjera në ditët në vijim.

Me një karrierë që shtrihet në disa dekada, Adams ka shitur miliona albume dhe ka fituar çmime prestigjioze ndërkombëtare, përfshirë Grammy dhe nominime për Golden Globe dhe Oscar.

Koncerti në Prishtinë pritet të tërheqë një numër të madh vizitorësh dhe të jetë një nga ngjarjet kryesore muzikore të verës në Kosovë.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA