E ftuar në ‘’The Tonight Show” me Jimmy Fallon’’, aktorja Dakota Johnson korrigjoi lajmin e para një viti që raportohej se ajo pëlqen të flejë 14 orë.
‘’Nuk e thash fare ashtu’’, Thashë se mund të fle lehtë 14 orë. Por nuk më pëlqen ta kërkoj-tha Dakota .
Tutje tha se ka dashur të shprehet se nuk merr ndonjë medikament për gjumë dhe se nuk vuan nga pagjumësia.
Aktorja tha se gjumi është ‘përparësia e saj numër një’ dhe meditimi për të menaxhuar ankthin.
Ajo tha: ‘Unë nuk kam një kohë të rregullt të zgjimit. Varet nga ajo që po ndodh në jetën time. Nëse nuk jam duke punuar, nëse kam një ditë pushim të hënën, atëherë do të fle sa të mundem. Gjumi është prioriteti im numër një në jetë’’.
Mes tjerash ajo shpjegoi se si ai lajm pati aq vëmendje të madhe sa njerëzit kishin shkruajtur komente si : Nuk e dija që është një dembele aq e madhe.
Për këtë, ajo tha se tani ishte momenti që të përmirësoj lajmet që keqinterpretuan deklaratën e saj./atvlive.tv/