Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, vazhdon të lërë gjurmë të thella në futbollin e luajtur, duke arritur një tjetër moment historik në karrierën e tij. Ai shënoi golin e 970-të, duke dhënë një kontribut të çmuar në fitoren e Al Nassr ndaj Al Ahli.
Goli vendimtar erdhi në minutën e 76-të, kur CR7 realizoi për t’i dhënë skuadrës së tij avantazhin 1-0 në një përballje të vështirë. Ky moment u tregua kyç për zhvillimin e ndeshjes. Në minutën e 90-të, Koman shënoi golin e dytë për Al Nassr, duke vulosur rezultatin përfundimtar 2-0.
Me këtë gol, Ronaldo i afrohet një objektivi të madh në karrierën e tij. Ai tani është vetëm 30 gola larg arritjes së 1000 golave zyrtarë, një shifër që konsiderohet historike në futboll. Pavarësisht skepticizmit që ka shoqëruar deklaratat e tij për këtë objektiv, performancat e fundit tregojnë se Ronaldo vazhdon të jetë në nivele të larta konkurruese.
Arritja e këtij rekordi mbetet një nga synimet kryesore të tij në vazhdim,ku mund të bëhet një nga golashënuesit më të mire.






