10.5 C
Pristina
Thursday, February 12, 2026

Coca-Cola nuk heq dorë nga shishet plastike dhe shpjegon arsyen

Kompania amerikane e pijeve Coca-Cola ka njoftuar se nuk planifikon të largojë shishet plastike nga përdorimi, edhe pse është kritikuar shpesh si një nga ndotësit më të mëdhenj në botë. Sipas planeve të kompanisë, deri në vitin 2030, gjysma e paketimit plastik pritet të riciklohet.

Bea Perez, drejtuese për qëndrueshmërinë mjedisore në Coca-Cola, i tha BBC-së se shishet plastike mbeten të preferuara nga konsumatorët për shkak të prakticitetit të tyre, dhe kjo është arsyeja kryesore pse nuk do të hiqen nga përdorimi.

“Ne nuk bëjmë mirë nëse nuk kujdesemi për konsumatorët. Ndërsa ndryshojmë infrastrukturën e prodhimit dhe prezantojmë sistemin e riciklimit, duhet t’u tregojmë konsumatorëve për përfitimet. Ata do të ndryshojnë me ne,” tha Perez.

Ajo gjithashtu shprehu respekt për idealizmin e aktivistëve të rinj, si 19-vjeçarja Melati Vijsen, e cila me ndihmën e motrës së saj Isabel, ka bindur autoritetet e Bali-t në Indonezi të ndalojnë qeset plastike për një përdorim, pasi ato kanë bllokuar detet dhe kanë dëmtuar jetën detare.

Ndryshe, Coca-Cola prodhon rreth tre milionë ton paketim plastik në vit, që përkthehet në rreth 200,000 shishe në minutë. Në vitin 2019, organizata humanitare Break-free e shpalli kompaninë si ndotësin më të madh mes markave botërore.

Kompania mbetet e përkushtuar ndaj riciklimit dhe përmirësimit të qëndrueshmërisë, por nuk ka ndërmend të eliminojë shishet plastike në afat të shkurtër, duke argumentuar se kjo është pjesë e strategjisë për t’iu përgjigjur kërkesave të konsumatorëve.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA