Clark: Serbia duhet ta pranojë të ardhmen pa Kosovën

Gjenerali amerikan, Wesley Clark ka theksuar se është krenar që e udhëhoqi fushatën e sulmeve të NATO-s, e cila ka zgjatur 11 javë, për të ndalur dhunën e forcave serbe kundër shqiptarëve në Kosovë, që pasoi me çlirimin e Kosovës.

Ai ka thënë se Serbia duhet ta pranojë të ardhmen pa Kosovën.

Clark ka deklaruar se Serbia duhet ta pranojë Kosovën dhe ta vijojë të ardhmen me pranimin e këtij fakti.

“Nuk më pëlqen të shoh tensione. Të gjithë diplomatët kanë thënë se po punojnë por shpresën që të ketë një zgjedhje, por Serbia duhet t’i njohë faktet dhe faktet janë që ka pasur krime, vrasje në Kosovë gjatë qeverisjes së Millosheviqit. Ka pasur spastrim etnik si në Bosnje dhe në Kosovë pasi njerëzit janë sulmuar, vrarë, dhe nuk mund të kthehen dhe të jetojnë në paqe shumë thjesht me njëri-tjetrin. Serbia duhet ta pranojë Kosovën, ta pranojë të ardhmen pa Kosovën. Pse të mos kenë marrëdhënie të mira, turizëm dhe tregti me njëri-tjetrin. Të ndalojnë sulmet, e shkuara ka mbaruar“, ka thënë ai për “ABC News”.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA