Një mjek ka paralajmëruar se njollat e bardha në thonjtë tuaj mund të jenë shenjë e një mungese të zinkut – një mungesë që shumë njerëz nuk e dinë që e kanë.
Dr. Sami i njohur në TikTok me llogarinë si @ask.doctor.s, shpesh ndan video edukative për shëndetin. Në një postim të fundit, ai foli për simptomat që lidhen me mungesën e zinkut.
Në përshkrimin e videos shkruante:
“Shumë njerëz nuk e kuptojnë që kanë mungesë zinku — derisa fillojnë të duken shenjat në thonj, lëkurë apo imunitet”.
Ai shpjegoi se njollat e bardha në thonj, dhe hollimi i flokëve më shumë se zakonisht mund të vijë si pasojë e mungesës së zinkut.
Zinku është shumë i rëndësishëm, sepse ndihmon në prodhimin e keratinës dhe kolagjenit — proteina që mbështesin shëndetin e flokëve, lëkurës dhe thonjve. Por jo vetëm kaq — zinku ndikon edhe në mbi 300 enzima të tjera që ndihmojnë në shërimin e plagëve, ekuilibrin hormonal dhe sistemin imunitar.
Mungesa e zinkut mund të ndodhë për disa arsye, si:
Dieta e varfër në mish ose prodhime deti;
Probleme me tretjen dhe përthithjen e lëndëve ushqyese (si sëmundja celiake apo IBS);
Marrje e tepruar e sheqerit apo alkoolit;
Stres kronik – që është shumë i përhapur sot.