Çfarë ndodhi me vajzën 26-vjeçare që u dhunua në Vlorë, dhe me gazetaren që raportoi rastin?

Rreth orës 07:00 të mëngjesit, ditë e diel (22 tetor), në sallën operative të Policisë në Vlorë u njoftua se është gjetur anë rruge, një vajzë 26-vjeçare në gjendje shoku dhe e pavetëdijshme.

Një person i stafit të një hoteli mori Policinë për t’i njoftuar për gjendjen e vajzës. Sipas informacioneve deri tani 26-vjecarja u drogua, pastaj u përdhunua dhe u la në rrugë pa vetëdije.

Deri tani janë arrestuar dy të dyshuar dhe po kërkohet i treti. Ndërkohë gazetarja nga Shqipëria, Afrovita Hysaj ka raportuar për ngjarjen dhe aludoi se në këtë përdhunim kanë marr pjesë 4 djem e jo 3 siç ka informacione deri tani dhe pikërisht pasi bëri publik lajmin për këtë ngjarje ajo u kërcënua me jetë.

Gazetari Isa Myzyraj në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “A LIVE”, tha se personi i cili kërcënoi me jetë gazetaren në fjalë është babai i djalit që pretendohet se u fsheh nga policia.

Ai tha se personi që kanosi gazetaren u lirua me procedurë të rregullt, duke u rrezikuar jeta e gazetares.

“Njoftimi i policisë së Vlorës thotë se në aktin e përdhunimit kanë marrë pjesë tre persona të dyshuar dhe jo 4 dhe një gazetare nga Vlora ka bërë një status në rrjete sociale duke thënë se Policia e ka fshehur ngjarje, duke e fshehur një person, i cili është pikërisht djali i pronarit të një televizioni në Vlorë. Dhe pikërisht ky person, pra babai i djalit që gazetarja pretendon se është fshehur nga policia, e ka kërcënuar me jetën gazetaren dhe i njëjti është lënë i lirë. Një person i cili më rrezikon jetën mua nuk mund të jetë i lirë. Ai duhet të arrestohet deri në sqarimin e plotë të rrethanave dhe duhet marr në mbrojtje gazetarja, sepse kërcënimet janë serioze.”, tha ai./atvlive.tv/

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA