5.5 C
Pristina
Thursday, January 29, 2026

Çfarë ndodh me trupin dhe mendjen kur nuk pini mjaftueshëm ujë

Konsumimi i mjaftueshëm i ujit është thelbësor për funksionimin normal të trupit, por mungesa e tij nuk ndikon vetëm në shëndetin fizik, por edhe në gjendjen shpirtërore.

Studime shkencore tregojnë se pirja e ujit lidhet drejtpërdrejt me disponimin, përqendrimin dhe ndjenjën e mirëqenies. Njerëzit që nuk konsumojnë sasi të mjaftueshme uji mund të përjetojnë lodhje, hutim, etje të shtuar dhe vështirësi në përqendrim.

Në një studim të fundit, hulumtuesit analizuan dy grupe njerëzish me zakone të ndryshme të konsumimit të ujit. Grupi që zakonisht pinte më shumë ujë dhe u detyrua ta ulë sasinë, shfaqi rënie të humorit, qetësisë dhe emocioneve pozitive. Ndërkohë, personat që zakonisht pinin pak ujë, por rritën konsumin, përjetuan përmirësim të humorit, rënie të lodhjes dhe cilësi më të mirë të gjumit.

Mungesa e ujit lidhet gjithashtu me simptoma të tjera si kokëdhimbje, pagjumësi, etje e vazhdueshme dhe rënie të aftësisë për t’u përqendruar.

Sipas rezultateve të studimit, një konsum ditor prej rreth 2.5 litra ujë, ose afërsisht 10 gota, është i lidhur me një përmirësim të dukshëm të gjendjes shpirtërore. Ndërsa konsumimi i vetëm 1 litri ujë në ditë nuk mjafton për funksionimin optimal të organizmit.

Ekspertët theksojnë se nevojat për ujë ndryshojnë nga personi në person, varësisht nga pesha trupore, aktiviteti fizik dhe kushtet klimatike, prandaj është e rëndësishme që secili të përshtasë konsumin e ujit sipas nevojave të veta.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA