Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte vazhdimi i regjimit, kështu ka thënë për CNN një eksperte për zhvillimet në Lindjes së Mesme.
Duke folur CNN-së në lidhje me rëndësinë e emërimit të mundshëm të Mojtaba Khamenei-t në pozicionin e lartë, Maha Yahya, drejtoreshë e Qendrës Carnegie për Lindjen e Mesme me seli në Bejrut, ka thënë se “Sinjali që do të dërgonte është një vazhdim i regjimit.”
“Regjimi ende po mbahet i bashkuar dhe ne e shohim këtë,” shtoi ajo.
“Ne shohim se shumë qartë nuk ka pasur çarje, asnjë rrjedhje, asgjë. Po mbahet i bashkuar dhe po mbahet mjaft mirë.”, ka potencuar Yahya.
Yahya shpjegoi se si pasardhës, Mojtaba Khamenei ka të ngjarë të intensifikojë regjimin, pasi ai konsiderohet më shumë si një “i vijës së ashpër” sesa babai i tij, i cili u vra në sulmet amerikane-izraelite të shtunën.
Nëse ai emërohet, shtoi ajo, ky veprim do të konsiderohej një sinjal nga regjimi se presioni ushtarak SHBA-Izrael “nuk do të na bëjë të ndryshojmë qëndrim”.
Yahya vuri në dukje se strategjia e Iranit ka qenë të godasë ekonomikisht kërcënimet e mundshme për regjimin e tij, diçka që ajo tha se e ka ruajtur që nga fillimi i konfliktit të shtunën.
“Strategjia e Iranit, që nga dita e parë, ka qenë të rrisë vërtet koston për të gjithë,” shpjegoi Yahya,
“Po synon infrastrukturën energjetike, e cila po ndikon në Evropë dhe pjesë të tjera të botës. Po synon infrastrukturën civile.”






