spot_imgspot_img
spot_img

Carlo Ancelotti:Vendimi i Bayern Munich për të më shkarkuar ishte e pakuptimtë

Trajneri i Kombëtares së Brazilit Carlo Ancelotti,ka folur për periudhën që ka kaluar si trajner i gjigantit gjerman Bayern Munich.

Ancelotti foli për momentin e shkarkimit nga stoli i bavarezëve pas ndeshjes kundër PSG-së,duke thënë se ishte një vendim i pakuptimtë dhe se ndjen keqardhje për largimin e tij nga Gjermania.

 “E pakuptueshme. Vetëm një sezon më parë kishim dominuar kampionatin, duke mbyllur me 15 pikë diferencë, pesë më shumë sesa arriti Guardiola në dy sezonet e mëparshme. Megjithatë, te Bayern kjo nuk u konsiderua sukses”.

Përndryshe Ancelotti ka kujtuar edhe fjalët që kishte thënë e Karl Heinz Rummenige atëherë në atë kohë drejtor ekzekutiv i Bayern Munich,duke i thënë se rezultatet nuk ishin të mjaftueshme dhe se duhej më shumë për të arritur qëllimet.

Kujtojmë që Carlo Ancelloti kishte drejtuar gjigantin gjerman Bayern Munich,ku arriti të fitonte vetëm titullin e Bundesligës në sezonin 2016-17

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA