Cakolli: Kërkesa e Gërvallës për hapësira shtesë votimi është kundërligjore

Eugen Cakolli nga KDI, në emisionin COMPASS në ATV, duke komentuar kërkesën e ministres Donika Gërvalla për hapësira shtesë votimi jashtë përfaqësive diplomatike, e cilësoi atë të vonuar, kundërligjore dhe të paarsyeshme.

Cakolli tha se kërkesa e ministrisë për shtimin e hapësirave jashtë ambasadave dhe konsullatave bie ndesh me afatet ligjore dhe autonominë kushtetuese të KQZ-së.

“Kërkesa e ministres Gërvalla është e pasafatshme, kundërligjore dhe përbën cenim të pavarësisë kushtetuese që gëzon KQZ-ja. Afati ligjor për dorëzimin e listës së qendrave të votimit ka përfunduar në gusht, ndërsa kërkesa ka ardhur shumë vonë dhe me propozime të paarsyeshme,” tha Cakolli.

Ai shtoi se ministria kishte kohë të mjaftueshme për t’iu përmbajtur ligjit dhe se ndërhyrjet e tilla dëmtojnë procesin zgjedhor.

Intervistën e plotë të Eugen Cakollit në emisionin COMPASS në ATV, e gjeni në videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA