Reperi Buta, ka njoftuar publikimin e albumit të tij më të ri, të titulluar ‘Pranverë/Verë 2025’, i cili do të dalë më 29 Mars 2025.
Një nga risitë e këtij albumi është mundësia që fansat të porosisin CD-në online, një opsion që Buta nuk e ka ofruar më parë. Përveç kësaj, secili që blen CD-në do të marrë edhe një bluzë ekskluzive me titullin e albumit, për një çmim prej 29.40 EUR.
Albumi ‘Pranverë/Verë 2025’ përmban gjithsej 16 këngë, ku Buta ka bashkëpunuar me disa nga emrat më të njohur të hip-hop-it shqiptar. Disa nga artistët që do të jenë pjesë e këtij projekti janë:Lluni,Lumi B,Ya Nina.
Përndryshe, ky album do të jetë albumi i katërt që reperi ka realizuar në karrierën e tij.
Buta në Spotify ka rreth 200 mijë dëgjues mujorë, kurse në Youtube deri më tani në total ka 151 milionë shikime./ NO FILT/