Pas polemikave që shpërthyen në rrjetet sociale mbi deklaratën e saj se “flet dy gjuhë, kosovare dhe shqipe”, Miss Grand Kosova, Brikena Selmani, zgjodhi të reagojë në stilin e saj të veçantë – me shumë humor dhe vetëironi.
Në një video të fundit, Brikena iu drejtua ndjekësve me një mesazh argëtues, duke sqaruar me humor deklaratën virale:
“Përshëndetje për krejt shqiptarët anë e mbanë botës. Edhe po du me iu thënë se më vjen keq, po unë nuk i di katër gjuhë, por gjashtë – prishtinaliken, prizrenaliken, shqipen, kosovaren…”
Reagimi i saj u prit shumë pozitivisht nga fansat, të cilët vlerësuan mënyrën e relaksuar dhe plot karizëm me të cilën Brikena përballoi situatën. Në vend që të merrej seriozisht me kritikën, ajo e ktheu momentin në një batutë të këndshme, duke krijuar afërsi dhe humor me publikun.
Modelja ka treguar edhe një herë se zotëron një personalitet tërheqës dhe komunikim unik me ndjekësit e saj, duke përdorur humorin si mjet për të zbutur çdo polemikë.