Carlo Ancelotti do të vazhdojë të drejtojë Kombëtarja e Brazilit deri në Kupa e Botës 2030, pasi Konfederata Braziliane e Futbollit (CBF) zyrtarizoi rinovimin e kontratës së trajnerit italian edhe për katër vite të tjera.
Lajmi u bë publik në prag të Kupës së Botës, vetëm pas 10 ndeshjeve nën drejtimin e Ancelottit, i cili mori drejtimin e Brazilit në fund të majit 2025. Në këto takime, trajneri italian ka regjistruar pesë fitore, dy barazime dhe tre humbje.
Në njoftimin zyrtar të CBF-së thuhet se vazhdimi i bashkëpunimit me Ancelottin pasqyron jo vetëm mbështetjen për punën e bërë deri tani, por edhe besimin që ai ka fituar te skuadra dhe tifozët brazilianë që nga mbërritja e tij.
Edhe vetë Ancelotti u shpreh i emocionuar për vazhdimin e aventurës në stolin e Brazilit.
“Erdha në Brazil një vit më parë. Që nga minuta e parë, e kuptova se çfarë do të thotë futbolli për këtë vend. Jemi të kënaqur të njoftojmë se do të vazhdojmë së bashku për katër vite të tjera. Do të qëndrojmë së bashku deri në Kupën e Botës 2030”, deklaroi ai.
Presidenti i CBF-së, Samir Xaud, e cilësoi rinovimin si një “ditë historike” për futbollin brazilian, duke theksuar se marrëveshja është pjesë e projektit për ta bërë ekipin kombëtar më modern dhe më konkurrues në arenën ndërkombëtar





