Branisllav Nikoliq, kandidati i gjashtë i propozuar nga Lista Serbe për pozitën e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, ka dështuar të sigurojë votat e nevojshme për t’u zgjedhur.
Në votimin e fundit, ai mori vetëm 9 vota pro, të gjitha nga deputetët e partisë së tij, ndërsa pati 49 vota kundër dhe 37 abstenime.
Ky dështim e shtyn edhe më tej përpjekjen e Listës Serbe për të zgjedhur një nënkryetar serb, duke e bërë më të vështirë përfundimin e konstituimit të Kuvendit.
Pas këtij dështimi, Lista Serbe ka vetëm edhe tre kandidatët e mbetur për t’i propozuar për këtë post. Kuvendi ka afat 12 ditë për ta përfunduar këtë proces, siç kërkohet nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese.