Sulmuesi anësor i Kombëtares së Marokut Brahim Diaz kla shprehur zhgënjimin e tij pas humbjes në finalen e Kupës së Afrikës kundër Senegalit.
Ylli i Real Madrid-it humbi penalltinë në minutat shtesë të ndeshjes,dhe Diaz kërkoi falje pas ndeshjes duke thënë se një ditë do t’ia kthejë këtë borxh popullit maroken.
“Dje dështova dhe marrë përgjegjësi të plotë. I kërkoj falje të gjithëve me tërë zemrën. Do të jetë vështirë që të shërohem sepse kjo plagë nuk shërohet lehtë, por do të provoj. Jo për mua, por të gjithë që më besuan dhe të gjithë që vuajtën me mua.Do të vazhdoj derisa ta rikthejë të gjithë dashurinë dhe krenarinë për njerëzit e mi të Marokut”
Përndryshe Diaz është përballur me akuza të shumta nga tifozët marokenë në rrjetet sociale,dhe madje u kritikua me mënyrën sesi e gjuati penalltinë vendimtare.
Kujtojmë që Maroku pësoi humbje me rezultat 1:0 në finale të Kupës së Afrikës kundër Senegalit,turne e cila u mbajt pikërisht në tokën marokene.






