Bislimi thotë se mediat i’a shtrembëruan deklaratën: Kosova s’ka hequr dorë nga njohja de-fakto nga Serbia

Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian dhe Dialog, Besnik Bislimi, tha se Qeveria nuk ka hequr dorë nga njohja de-facto nga Serbia, pasi sipas rij, këtë e mundëson plani franko-gjerman, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se fjala “lëshim” është lëshuar nga një media kosovarë e cila sipas tij financohet nga Serbia. Bislimi, është pyetur nga gazetarët që të tregoj se cili është mediumi që ai thotë që paguhen nga Serbia për des-informata.

Ai tha se “për mua media kosovarë me financim nga Serbia janë ato media që regjistrohen në Kosovë, me pronar nga Serbia”.

“Mandatin që ka Ljaçak është që negociojë marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë. Ka qenë kërkesë e propozuesve që të ketë një ndërmjetës, pra për marrëveshje franko-gjermane, e cila Kosovës i ofron njohe de-facto, por që njohja de-juro mbetët për më vonë”.

“Ky nuk është lëshim, fjala lëshim është përdorur qëllimisht nga një medie kosovare që është financuar nga Serbia. Jo që kemi hequr dorë nga marrëveshja finale. Kjo marrëveshje, franko-gjermane, është fazë e ndërmjetme drejt marrëveshjes finale. Kjo marrëveshje e ndërmjetme siguron njohjen de-facto nga Serbia”, tha ai.

Ditë më parë Bislimi e ka cilësuar si lëshim të madh të Kosovës faktin që ka pranuar marrëveshjen bazë të arritur me Serbinë në kuadër të dialogut mes dy vendeve, në të cilën nuk bën pjesë njohja formale.

Në një intervistë për median serbe “Danas”, Bislimi ka deklaruar se Serbia është pajtuar me tekstin e kësaj marrëveshje dhe se zbatimi i plotë i saj çon në një situatë të re dhe më stabile.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA