spot_imgspot_img
spot_img

Bëri bujë me historinë e dashurisë me Gjestin, Egli Tako në një romancë të re? Kush është djali misterioz që është shfaqur pranë këngëtares

Vëmendja ndaj Egli Takos ka qenë gjithmonë e madhe, veçanërisht për jetën e saj private, e cila ka qenë shpesh kryefjala e mediave për shkak të raportit që ajo kishte me Gjestin. Sidoqoftë, pak kohë më parë, këngëtarja pranoi publikisht se marrëdhënia mes tyre kishte përfunduar.

Së fundmi, në rrjetet sociale kanë nisur thashetheme për një mashkull të ri që shoqëron Egli në disa raste. Në disa postime, ajo shfaqet pranë një personi enigmatik, por ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për një lidhje të re, apo për një mik apo të afërm të saj. Egli ka zgjedhur të mos zbulojë asnjë detaj nga jeta private, duke preferuar të përqendrohet tek karriera e saj në muzikë dhe televizion.

Vetëm pak ditë më parë, ajo ka ndarë në rrjet disa buqeta me lule që ka marrë në ambientet e punës, të cilat ishin surprizë nga fansat. Megjithatë, disa ndjekës kanë spekuluar se ndonjë prej tyre mund të ketë qenë nga një partner i mundshëm. Për shkak të natyrës hermetike të Eglit, veçanërisht për jetën private muajt e fundit, është e vështirë që ajo të zbulojë diçka.

Në një intervistë për emisionin “The Dalina Show”, Egli foli për raportin e saj me Gjestin, duke sqaruar se marrëdhënia e tyre nuk kishte asnjë komponent romantik, por ishte një lidhje shoqërore që e ndihmonte të kalonte kohën më lehtë brenda katër mureve të shtëpisë.

“Brenda shtëpisë ndjeva afeksion për disa persona dhe këtë e shpreha gjithmonë. Me kalimin e javëve, njerëzit bëhen më egoistë dhe mendojnë vetëm për lojën e tyre, por unë kurrë nuk kam qenë e tillë. Për Gjestin, kam thënë disa herë: ‘të dua shumë si njeri’. Dhe kjo është më e rëndësishme se gjithçka tjetër,” tregoi ajo.

Aktorja shtoi se ndjenjat dhe lidhjet brenda shtëpisë shpesh dukeshin më intensive se sa ishin në realitet. “Je aty 24 orë në ditë, gjithçka bëhet më intensive, por nuk ka të bëjë me ndjenja të thella romantike. Ishte më shumë lojë, një person i duhur në momentin e duhur. Unë isha personazhi i gabuar në vendin e duhur.”

Egli pranoi se edhe ajo vetë kishte përjetuar një kohë të tillë ‘deluzive’. “Ndoshta edhe unë e kam përjetuar këtë, por sot e shoh ndryshe. Ai nuk më frymëzonte në kuptimin e madh, thjesht kalonim mirë dhe qeshnim. Dua ta kujtoj si një mik të asaj kohe.”

Duke folur për të ardhmen, këngëtarja ishte e qartë: “Jam beqare dhe kam vendosur të mbyll këtë kapitull. Më vjen keq nëse zhgënjej disa njerëz që i dua shumë, por nuk dua të jetoj më në deluzion. Dua ta kujtoj këtë eksperiencë si diçka të bukur dhe të mbaj mend vetëm gjërat e mira.”

Pas kësaj interviste, ende nuk dihet nëse Egli ka një lidhje të re, dhe ndjekësit e saj vazhdojnë të spekulojnë.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA