Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, është takuar me deputetin e Luginës së Preshevës në Serbi, Shaip Kamberi.
Përmes një njoftimi në Facebook, Begaj ka bërë të ditur se me Kamberin kanë diskutuar për shqetësimet me të cilat përballen shqiptarët e Luginës.
‘’Me Shaip Kamberin, deputetin e Luginës së Preshevës në Serbi. Diskutuam për shqetësimet me të cilat përballen shqiptarët në këtë trevë’’, ka shkruar ai.
Tutje, Begaj ka thënë se e ka siguruar Kmberin se institucionet shqiptare janë në mbështetje të plotë të çështjes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës.