-4.8 C
Pristina
Sunday, January 11, 2026

Bayern Munich tregohet i pamëshirshëm ndaj Wolfsburgut

Bayern Munich ka shënuar fitore të thellë ndaj Wolfsburgut në Bundesligë,duke e deklasuar me rezultat bindës 8;1.

Kampionët e nisën mjaft mirë ndeshjen ku qysh në minutat e parë Kilian Fischer shënoi autogol për golin e epërsisë në 1:0,teksa mysafirët barazuan në minutën e 13-të përmes Dzenan Pejcinovic në 1:1 por kjo ishte krejt e tëra çka bëri Wolfsburgu në këtë ndeshje.

Në minutën e 30-të Luis Diaz e riktheu epërsinë e Bayern në 2:1,kurse në pjesën e dytë bavarezët shënuan plotë 6 gola të tjerë ku Olise në minutën e 50-të shënoi për 3:1 e më pas Moritz Jenz shënoi autogol për 4:1.

Raphael Guerreiro shënoi në minutën e 68-të për 5:1,kurse Harry Kane realizoi gol të bukur për 6:1 1 minutë më vonë.

Olise shënoi për 7:1 në të 76-të,kurse Leon Goretzka vulosi fitoren e Bayern-it në 8:1.

Bayern Munich është lider në Bundesligën gjermane me 44 pikë,kurse wolfsburgu është në 14-të me 15 pikë.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA