Bastisje në Qendrën Korrektuese të Dubravës

Në Qendrën Korrektuese të Dubravës është realizuar sot një operacion i gjerë kontrolli, me qëllim parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme dhe forcimin e sigurisë brenda institucionit.

Sipas njoftimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK), gjatë bastisjes janë kontrolluar të gjitha hapësirat e brendshme dhe të jashtme të qendrës, përfshirë dhomat e të burgosurve, kuzhinën, lavanderinë, sallën e sportit dhe ambientet përcjellëse.

Në përfundim të operacionit, nuk është raportuar ndonjë gjetje e kundërligjshme.

Në këtë aksion kanë marrë pjesë edhe zyrtarë korrektues nga institucione të tjera, përfshirë edhe mbështetjen e njësitit special K9.

Operacioni është pjesë e angazhimeve të vazhdueshme të autoriteteve për të garantuar rendin dhe sigurinë në institucionet korrektuese të vendit.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA