Bashkëpunimi Shqipëri-Serbi zemëron Kosovën

PËRGATITI: ARTON HAMITI  

Shqipëria dhe Serbia pritet të organizojnë bashkë Kampionatin Evropian të futbollit, për grupmoshën U21 në vitin 2027.

UEFA ka konfirmuar se kandidatura e dy shteteve ballkanike është e vetmja brenda afateve dhe se shtetet i plotësojnë kushtet për ketë kompeticion.

Që nga maji, kur Federata Shqiptare e Futbollit dhe ajo e Serbisë ishin bashkuar për organizimin e turneut me 16 ekipe përfaqësuese, reagimet ishin të ashpra si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri.

“Reagimet atje janë se Shqipëria po ndryshon, është shtet multikultural, sepse shikohet vetëm aspekti sportiv, përderisa ne që kemi pasur tërë këtë histori me Serbinë, sidomos viktimat e luftës së fundit dhe ende nuk kemi kërkim falje, atëherë kjo dhemb shumë. Është dashur që FSHF-ja ta njoftojë FFK-në dhe të bisedojnë se si të organizohet, pse duhet të organizohet dhe kush do të përfitojë”, u shpreh gazetari i sportit, Bujar Mehmeti.

Nga ky organizim, vlerësohet se do të përfitojë vetëm një njeri.

“Nga kjo, që për ta përmbyllë shihet vetëm një përfitues, vetëm një njeri e ai është Armando Duka,i cili po në vitin 2027, do të garojë për president të UFEA-s

”, deklaroi tutje Mehmeti.

Megjithatë, për profesorin universitar MilazimKrasniqi, reagimet duhet të jenë më të arsyeshme.

“Nuk duhet të ketë reagime histerike e reagime halucinante, sepse çdo gjë duhet të racionalizohet. Shqipëria është shtet i pavarur dhe sovran, i ka politikat e veta dhe interesat e veta, është mirë që ato të harmonizohen me Kosovën, por kur nuk gjejnë partner në Kosovë, atëherë kërkojnë dika tjetër. E dyta, futbolli duhet të ndahej nga politika dhe nga raportet kombëtare shqiptaro-serbe.” tha profesori universitar, Milazim Krasniqi.

Ndaj këtij organizimi kanë reaguar edhe grupet e tifozëve në Kosovë dhe Shqipëri. Tifo-grupi zyrtar i Kosovës, “Dardanët”, përmes një postimi në Facebook, thotë se “dikush ka vendosur të shkelë me dy këmbët mbi emocionet, gjakun dhe plagët e freskëta të shqiptarëve të kësaj treve dardane”.

Të ashpër në reagimin e tyre ishin edhe “Tifozët Kuqezi” duke përmendur mijëra viktima nga masakrat që Serbia i kreu në Kosovë. Në Shqipëri madje u nis edhe një fushatë kundër kryetarit të FSHF-së, ArmandoDuka, i cili mban edhe pozitën e zëvendëspresidentit të UEFA-s.

Por, në postimet e faqes zyrtare të FSHF-së, së fundmi nuk lejohen komentet, pasi thuajse të gjitha ishin fyese ndaj saj e presidentit Duka.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA