PD-ja njoftuar se ka marrë kontrollin edhe të faqes së Facebook me 320 mijë ndjekës, të quajtur “Demokratët Euroatlantikë”, faqe e cila më pak ka qenë me emrin Partia Demokratike e Shqipërisë.
“Partia Demokratike e Shqipërisë lajmëron ri-aktivizimin e faqes tonë origjinale në Facebook. Në vijim të vendimit të formës së prerë të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë (Vendimi Nr. 723, datë 11 Qershor 2024), i cili konfirmoi të drejtat ligjore mbi emrin, vulën dhe simbolet e Partisë Demokratike të Shqipërisë, bëjmë me dije se emërtimi i përkohshëm në faqen e Facebook, “Demokratët Euroatlantikë” do të ndryshohet në “Partia Demokratike e Shqipërisë” për të reflektuar emrin e ligjshëm të institucionit”, thuhet në njoftim të shpërdarë në këtë faqe.
Rikthimi i Sali Berishës në Partinë Demokratike në vitin 2022 bëri që kjo forcë politike të kalonte në një kalvar të gjatë procesesh gjyqësore, jo vetëm për drejtimin, por edhe për vulën dhe simbolet.
Pas disa seancash në të gjitha shkallët e gjyqësorit, Basha u largua dhe krijoi partinë e tij, duke mbajtur një pjesë të simboleve.
Tani, gati një vit pas zgjedhjeve të 2025, ish-kreu i PD-së ka vendosur të heqë dorë edhe nga i fundit simbol që e lidhte me partinë që drejtoi për më shumë se tetë vjet, faqen zyrtare të Facebook.







