Barcelona paralajmëron veprime ligjore ndaj Florentino Perez pas deklaratave për çështjen “Negreira”

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, mbajti të martën një konferencë për media, gjatë së cilës bëri disa deklarata të forta lidhur me çështjen “Negreira”, duke shkaktuar reagim të menjëhershëm nga Barcelona.

79-vjeçari sulmoi mediat spanjolle dhe konfirmoi shpalljen e zgjedhjeve të reja në klub tre vjet para afatit, por vëmendjen më të madhe e morën komentet e tij ndaj Barcelonës dhe gjyqtarëve spanjollë.

Perez pretendoi se Real Madrid dhe ai personalisht “janë vjedhur” nga shtatë tituj kampionë për shkak të çështjes “Negreira”, duke shtuar se nuk do të qëndrojë i heshtur ndaj asaj që e cilësoi si favorizim të Barcelonës nga disa gjyqtarë.

Ai zbuloi gjithashtu se klubi madrilen po përgatit një dosje me prova dhe analiza mbi trajtimin që, sipas tyre, ka favorizuar klubin katalanas ndër vite, dosje që synon ta dërgojë në UEFA.

Pas këtyre deklaratave, Barcelona reagoi përmes një komunikate zyrtare, duke bërë të ditur se departamenti juridik i klubit ka nisur shqyrtimin e deklaratave të Perezit për të vlerësuar mundësinë e ndërmarrjes së hapave ligjorë.

“Në lidhje me konferencën për media të presidentit të Real Madridit, Florentino Perez, ju njoftojmë se departamenti ynë juridik po i shqyrton me kujdes deklaratat dhe akuzat e tij”, thuhet në reagimin e klubit katalanas.

“Deklaratat po analizohen dhe po vlerësohen hapat e ardhshëm. Do të japim më shumë informacione për qëndrimin tonë dhe për çdo vendim të marrë në momentin e duhur”, vazhdon komunikata.

Marrëdhëniet mes Barcelona dhe Real Madrid konsiderohen aktualisht ndër më të tensionuarat në historinë e rivalitetit mes dy klubeve. Deklaratat e fundit të Perezit pritet ta rrisin edhe më shumë tensionin, sidomos pasi katalanasit fituan së fundmi “El Clasicon” me rezultat 2-0 dhe siguruan titullin e La Liga.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA