Barcelona mbetet optimiste për të siguruar një marrëveshje të përhershme për Marcus Rashford këtë verë, pavarësisht qëndrimit të fortë të Manchester United për opsionin e blerjes prej 30 milionë eurosh. Sipas gazetarit Fabrizio Romano, marrëveshja është “pothuajse e përfunduar” nga ana e lojtarit, i cili ka qenë një përforcim i vlefshëm për Barcelonën që prej huazimit të tij verën e kaluar.
Reprezentuesi anglez ka lënë një përshtypje të thellë në Spanjë, veçanërisht nën drejtimin e Hansi Flick, dhe ka ndihmuar klubin katalanas të mbrojë titullin në La Liga. Rashford është përshtatur shpejt në stilin e lojës së Barcelonës dhe, sipas raportimeve, ai është i lumtur në Kataluni, ndërsa Barcelona është e kënaqur me ndikimin e tij të menjëhershëm në fushë.
Megjithatë, Barcelona përballet me situatën financiare për të përfunduar këtë marrëveshje,ku gjiganti anglez Manchester United kërkon që tarifa prej 30 milionë eurosh të paguhet e plotë, pa hapësirë për negociata mbi shumën apo strukturën e pagesës, siç ishte rënë dakord në marrëveshjen fillestare të huazimit. Kjo mund të jetë një pengesë për klubin katalanas, i cili po shqyrton mënyrat për të menaxhuar këtë çështje dhe për të përmbushur rregulloret e La Ligas për përshtatjen e pagës së Rashfordit.
Në rast se marrëveshja midis Barcelona dhe Manchester United dështon në fund, Rashford ka një mundësi alternative tërheqëse është Paris Saint-Germain,ku gjiganti francez është një nga klubet që mund të shfaqë interes për të afruar sulmuesin anglez, veçanërisht pas largimit të disa lojtarëve kyç dhe pasigurisë financiare që po përballet klubi i Barcelonës.
Me këtë në mendje, gjithçka duket se do të varet nga mënyra se si Barcelona arrin të balancojë financat dhe të përmbushë kërkesat e Manchester United për të realizuar marrëveshjen përfundimtare.






