Nënkampioni i Kosovës Ballkani i është rikthyer fitoreve në Albi Mall Superligë,duke mundur në shtëpi skuadrën e Drenicës me rezultat minimal 1:0.
Pjesa e parë u karakterizua me raste të shumta për shënnim nga suharekasit,por mysafirët ishin mjaft mirë të organizuar në mbrojtje dhe 45 minutat e parë përfunduan pa gola 0:0.
Në pjesën e dytë Drenica tentoi që të gjej golin,megjithatë nuk ia arriti të bënte një gjë të tillë dhe këtë e shfrytëzuan mjaft mirë vendasit.
Zhvillohej minuta e 78-të ku braziliani Giovanni Ribeiro u gjend bukur në zonë dhe realizoi për 1-0,që në fund doli të jetë i fitores për Ballkanin.
Ballkani ka 39 pikë pas xhiros së 22-të në Albi Mall Superligë,kurse Drenica është e fundit në tabelë me 21 pikë.
Në xhiron e rradhës Ballkani i shkon në udhëtim Llapit,kurse Drenica e pret në shtëpi Dukagjinin.






