Kalo te përmbajtja
Të fundit

Bajrami publikon pamje nga Fakulteti Ekonomik pa rrymë: Jo, nuk është fotografi e pasluftës

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Bajrami publikon pamje nga Fakulteti Ekonomik pa rrymë: Jo, nuk është fotografi e pasluftës

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka publikuar fotografi nga Fakulteti Ekonomik, ku thotë se sonte është ndërprerë energjia elektrike, derisa jo ishte duke mbajtur provim me studentët.

Ajo ka treguar se rreth orës 17:10, derisa po mbante testin, është ndërprerë rryma në fakultet.

Reklamë

Ajo ka thënë se paraprakisht ua kishte marrë telefonat studentëve, ndërsa pas disa minutash pritjeje ata gjetën një mënyrë për të vazhduar testin, duke ndezur dritat e telefonave.

“Jo, fotografia nuk është e pasluftës. Është bërë para një ore me 18 nëntor 2026, në ”Kosovën e progresit të paparë”! Përtej humorit, Qeveria duhet të vijë urgjentisht në Kuvend me një plan konkret për kapacitete të reja gjeneruese”, ka shkruar ajo.

Bajrami ka thënë se vetëm prodhimi vendor e shpëton vendin nga kriza.

“Pas gati gjashtë vjetësh të humbura, nëse nuk veprojmë tash, as qytetarët e as Qeveria shumë shpejt nuk do të mund t’i përballojnë faturat e rrymës e reduktimet do na bëhen përditshmëri”, ka shkruar ajo. 

Reklamë