-6.4 C
Pristina
Friday, January 9, 2026

AUV paralajmëron: Dyshohet aflatoksinë në djathin Mozzarella me origjinë nga Italia

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës ka njoftuar se përmes Sistemit të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF), ka marrë një njoftim lidhur me praninë e mundshme të aflatoksinës M1 në djathin Mozzarella të prodhuar nga qumështi i buallicës.

AUV ka njoftuar se janë duke ndërmarrë masat e nevojshme, në përputhje me procedurat e sistemit RASFF, për të monitoruar këtë rast dhe për të tërhequr nga tregu djathin Mozzarella nga qumështi i buallicës.

“Duke u bazuar në vlerësimin e mundshëm të një rreziku serioz, Agjencia është duke ndërmarrë masat e nevojshme, në përputhje me procedurat e sistemit RASFF, për të monitoruar këtë rast dhe për të tërhequr nga tregu djathin Mozzarella nga qumështi i buallicës. Lote të ndikuara janë: 25346, 25347, 25349 dhe 25350, me origjinë nga Italia, prodhuesi Caseificio Coop. “La Contadina” A.R.L., eksportuesi Cepparo S.P.A. Itali dhe i importuar nga Premio SHPK, Sllatinë e Madhe.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë mbetet e përkushtuar për monitorimin e vazhdueshëm të tregut dhe zinxhirit ushqimor, duke zbatuar masa parandaluese dhe kontrolluese për të siguruar që konsumatorët në Republikën e Kosovës të kenë në dispozicion ushqim të sigurt, të shëndetshëm dhe në përputhje me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të sigurisë ushqimore”, bëhet e ditur në njoftim.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA