21 C
Pristina
E premte, 21 Qershor, 2024

Auditori gjen shumë parregullsi në qeverisjen e Gjilanit

Numër i madh parregullsish nga më të ndryshmet, nisur keqmenaxhimi financiar dhe kontrollit, dobësi evidente në fusha të rëndësishme financiare si: moszbatim i procedurave të duhura të prokurimit, tejkalim i kontratave, menaxhim jo të mirë me kontratat, detyrimet e papaguara, etj. janë evidentuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) të kenë ndodhur në Komunën e Gjilanit gjatë vitit 2022.

Kështu, Auditori ka gjetur se komuna kishte bërë keq klasifikime të shpenzimeve ku nga kategoria ekonomike investime kapitale kishte paguar 605,692€, për nga natyra i takojnë mallrave dhe shërbimeve.

“Shpenzimet e paguara kanë të bëjnë me mirëmbajtjen teknike të objekteve komunale, sanimi dhe mirëmbajtja e ndriçimit publikë si dhe mirëmbajtjen verore të rrugëve ekzistuese. Të njëjtat nuk ishin regjistruar në regjistrin e pasurive mbi 1,000€, sepse zyrtari i pasurive ka vlerësuar se këto shpenzime nuk e plotësojnë kushtin për të qenë pasuri kapitale. Këto kishin ndodhur për shkak të planifikimit jo të mirë buxhetor dhe mungesës së mjeteve në kategoritë adekuate”, thuhet në raport.

Sipas Auditorit, gjetje tjetër ka ndodhur edhe për pagesa të faturës për shërbime zërimi pa procedura kontraktuale.

“Pagesa e faturës në vlerë prej 5,480€, ishte bërë për shërbimet e zërimit në llogarinë e operatorit ekonomik nga kodi ekonomik shërbime teknike me vendim të Kryetarit të Komunës. Për pagesën e bërë nuk kemi gjetur kontratë të nënshkruar nga zyrtari përgjegjës i prokurimit dhe raport të pranimit. Kjo ka ndodhur për shkak të vendimit të Kryetarit për të bërë pagesën e shërbimeve të zërimit të cilat ishin mbajt në kuadër të flakës së janarit”, thuhet në raport.

Po ashtu edhe përdorimi i gabuar i procedurës së prokurimit, është evidentuar si e gjetur nga auditori.

“Për punë ose shërbime shtesë që nuk janë përfshirë në kontratën origjinale që u nënshtrohen disa kushteve të caktuara (Operatori Ekonomik OE) njëjtë ekzekuton shërbimet ose punët shtesë, që nuk mund të ndahen në mënyrë teknike ose ekonomike, megjithëse si të ndara janë tejet të nevojshme për kompletim, si dhe vlera nuk është më shumë se 10% e vlerës se kontratës origjinale); dhe për shërbime ose punë të reja që përbehen nga përsëritja e punëve ose shërbimeve të ngjashme që i janë besuar OE që i nënshtrohet disa kushteve të caktuara (janë në përputhje me projektin bazë, kjo mundësi është e zbuluar në tender, ndodh brenda 2 viteve pas përfundimit të kontratës fillestare si dhe vlera nuk është më shumë se 10% të vlerës së kontratës origjinale)”, thuhet në raport.

Po ashtu sipas ZAK-së, Zyra e prokurimit kishte lidhur dy kontrata për pastrimin e objekteve shkollore, njëra me 13.04.2022, në vlerë 40,262.86€, për një muaj dhe tjetrën me 18.05.2022, në vlerë prej 87,377.37€, deri në zgjidhjen çështjes së pastrimit të objekteve, duke përdorur procedurën e negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë.

“Zyra e prokurimit në këtë rast është dashtë ta përdorë procedurën e hapur për shkak se asnjë nga kriteret e përmendura nga rregulla dhe udhëzuesi operativ nuk janë plotësuar për ta përdorur procedurën e negociuar pa publikim të njoftimit. Kjo ka ndodhur nga pakujdesia e zyrës së prokurimit për t’i respektuar kërkesat e parapara ligjore”, thuhet në raport.

Edhe tejkalim i kontratave për është evidentuar sie gjetur në raportin e auditorit për vitin 2022, për komunën e Gjilanit.

“Komuna me datën 08.11.2019, kishte lidhur kontratë publike kornizë me çmim për njësi për ”Sanimi, mirëmbajtja dhe zgjerimi i ndriçimit publik në fshatrat e Komunës së Gjilanit” në vlerë 250,000€. Sipas raportit të menaxherit të kontratës punë të kryera me këtë kontrat janë 312,575€, të cilat edhe ishin paguar. Pra totali i tejkaluar i kontrratës është 62,575€. Po ashtu kontrata e lidhur me 26.04.2021, në vlerë prej 60,000€, për “Mirëmbajtja dimërore e rrugëve në Komunën e Gjilanit” ishte tejkaluar për 18,000€. Për këtë tejkalim nuk ka ndonjë arsyetim nga menaxheri i kontratës”, bëhet e ditur në raport.

Po kështu e gjetur tjetër është evidentuar edhe për mangësi lidhur me marrëveshjet për shërbime të veçanta

“Komuna në RVF për vitin 2022 kishte raportuar 29 persona me marrëveshje për shërbime të veçanta. Ndonëse ka zvogëlim të numrit të tyre nga viti i kaluar (103), megjithatë, në pesë (5) mostra të testuara, kemi identifikuar se komuna nuk kishte zhvilluar procedura të prokurimit publik për angazhimin e tyre. Kontratat e nënshkruara mes kryetarit dhe të angazhuarve ishin për pozitat: zyrtare në zyrën për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc, inspektor i shërbimeve publike, inxhinier i komunikacionit, zyrtar për protokoll dhe asistente administrative”, thuhet në raport.

Ky raport ka rezultuar me 15 rekomandime, prej tyre 6 janë rekomandime të reja, 9 të përsëritura.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

Temperaturat për ditën e sotme

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA