Kalo te përmbajtja
Të fundit

Atletico Madrid mund bindshëm Mallorcan e Vedat Muriqit

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Atletico Madrid mund bindshëm Mallorcan e Vedat Muriqit

Skuadra e Atletico Madridit ka shënuar fitore të rëndësishme kundër Mallorcas,duke e mposhtur me rezultat bindës 3:0.

Pjesa e parë u dominua nga vendasit të cilët kaluan në epërsi në minutën e 22-të përmes norvegjezit Alexander Sorloth në 1:0,dhe me epërsinë e madrilienëve përfunduan 45 minutat e parë.

Reklamë

Edhe në pjesën e dytë Atletico vazhdoi me lojë të mirë,dhe në minutën e 75-të David Lopez shënoi autogol për 2:0, kurse 3 minuta para fundit Thiago Amada shënoi për 3:0 që në fund doli të jetë rezultati përfundimtar.

Atletico Madrid gjendet në pozitën e tretë në La Liga me 44 pikë,teksa Mallorca mbetet në koutën e 21 pikëve.

Kujtojmë që për Mallorcan u paraqit edhe sulmuesi i Kombëtares së Kosovës Vedat Muriqi i cili luajti për 90 minuta.

Reklamë

Atletico Madrid mund bindshëm Mallorcan e Vedat Muriqit | ATV