Arsenali synon dominimin pas titullit në Premier League

Për Arsenal FC, fitimi i Premier League nuk shihet si fundi i rrugëtimit, por si fillimi i një epoke të re suksesi.

Festimet në Selhurst Park u shoqëruan edhe nga prania e pronarit Stan Kroenke dhe djalit të tij Josh Kroenke, të cilët morën pjesë në momentet historike të skuadrës së drejtuar nga Mikel Arteta.

Sipas Flashscore, Arsenali po përgatitet për një tjetër verë intensive në merkato, me investime të mëdha për të forcuar skuadrën. Prioritetet kryesore janë një mesfushor, një mbrojtës krahu dhe një sulmues i majtë, ndërsa nuk përjashtohet edhe afrimi i një qendërsulmuesi nëse paraqitet mundësia e duhur.

Brenda klubit ekziston bindja se tani Arsenali mund të garojë për transferimin e lojtarëve më të mirë në botë. Investimi prej rreth 250 milionë funtesh verën e kaluar konsiderohet si çelësi që transformoi skuadrën dhe solli suksesin në kampionat.

Edhe pse shpenzimet këtë verë nuk pritet të jenë në të njëjtin nivel, dëshira për përforcime mbetet shumë e madhe.

Një tjetër prioritet i klubit është ruajtja e bërthamës së ekipit. Declan Rice, një nga lojtarët më të spikatur të sezonit, pritet të nisë bisedimet për rinovimin e kontratës. Mesfushori anglez besohet se aktualisht fiton rreth 240 mijë funte në javë, ndërsa paga e tij mund të afrohet me atë të Bukayo Saka, i cili raportohet se përfiton rreth 300 mijë funte në javë.

Në “Emirates” ekziston vendosmëria që ky titull të mos mbetet një sukses i izoluar. Drejtuesit e klubit synojnë të ndërtojnë një skuadër dominuese dhe janë të gatshëm të investojnë sërish për të qëndruar përpara rivalëve.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA