Real Madridi po përballet me një vendim të rëndësishëm në merkato, pasi ka marrë një ofertë të konsiderueshme nga Premierliga. Arsenali ka paraqitur një ofertë prej 50 milionë eurosh për sulmuesin maroken, Brahim Díaz, duke besuar se ai mund të bëhet një pjesë kyçe e projektit të tyre afatshkurtër, raporton “Fichajes”.
Oferta vjen në një moment të ndjeshëm për madrilenët, pasiqë në klub e vlerësojnë talentin dhe shumëfunksionalitetin e lojtarit, por konkurrenca e fortë në sulm ka kufizuar ndjeshëm minutat e tij në fushë.
Brahim Díaz, 26 vjeç, ka kontratë me Realin deri në vitin 2027 dhe konsiderohet një lojtar me cilësi teknike të lartë, i aftë të ndikojë si titullar ose zëvendësues. Megjithatë, shuma prej 50 milionë eurosh shihet si e lartë për një lojtar që nuk është titullar i padiskutueshëm.
Te “Valdebebas” debatohet nëse duhet të mbahet talenti ekzistues apo të shfrytëzohet kjo mundësi financiare për të forcuar pozicione të tjera në skuadër.
Arsenali e sheh këtë situatë si një mundësi reale për të marrë një lojtar në kulmin e karrierës së tij. Brahim Díaz ka shkëlqyer në Kupën e Afrikës, ku ka treguar lidership dhe ka përforcuar vlerën e tij në treg, duke justifikuar kështu investimin e madh të londinezëve.
Real Madridi po e analizon me kujdes ofertën dhe pritet të marrë një vendim gjatë javëve në vazhdim. /ATVLIVE.TV






