Kalo te përmbajtja
Të fundit

Arsenal siguron kalimin në raundin tjetër të FA Cup kundër Portsmouth-Gabriel Martinelli shkëlqen me hattrick

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Arsenal siguron kalimin në raundin tjetër të FA Cup kundër Portsmouth-Gabriel Martinelli shkëlqen me hattrick

Arsenal ka siguruar kualifikimin në 1/16 e finales së FA Cup,ku eliminoi skuadrën e Portsmouth me rezultat 4:1.

Vendasit e nisën mirë ndeshjen ku Bishop kaloi në epërsi Portsmouthin në 1:0,por londinezët u kundërpërgjigjën 5 minuta më vonë ku Dozzell shënoi autogol për ta barazuar rezultatin në 1:1.

Reklamë

Gabriel Martinelli kaloi për herë të parë në epërsi Arsenalin në 2:1,kur po zhvillohej minuta e 25-të.

Arsenal më pas fitoi një penallti në minutën e 43-të,dhe me epërsinë e londinezëve përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë ekipi i Mikel Artetas vazhdoi dominimin,dhe në minutën e 51-të Martinelli realizoi në 3:1 kurse braziliani vulosi hattrickun në minutën e 72-të në 4:1,ku në fund Arsenal siguroi kalimin në 1/16 e finales së FA Cup ku do ta presë kundërshtarin potencial.

Reklamë

Arsenal siguron kalimin në raundin tjetër të FA Cup kundër Portsmouth-Gabriel Martinelli shkëlqen me hattrick | ATV