Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe Inspektoratin Policor të Kosovës, ka zhvilluar një operacion në lidhje me dyshimet për kryerjen e veprës penale të spiunazhit.
Gjatë operacionit, është arrestuar një polic, ka konfirmuar ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Sveçla e ka cilësuar aksionin si një hap të rëndësishëm për rritjen e sigurisë në vend.
Ndërkohë, Hetimet janë ende në zhvillim dhe Prokurori i Shtetit do të ndërmarrë veprimet e nevojshme në përputhje me ligjin.