Arrestohet një mësimdhënës në Deçan, dyshohet se e puthi nxënësen e mitur

Një rast i tmerrshëm i sulmit seksual është publikuar dje dhe dyshohet të ketë ndodhur në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Deçan, ku mësimdhënësi V.S. është filmuar fshehurazi duke e puthur një nxënëse të klasës së shtatë.

Përveç arrestimit, i dyshuari V.S. edhe është suspenduar nga puna pasi ndaj tij kanë nisur hetimet, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulm seksual”.

Kjo ngjarje e tmerrshme që ka ndodhur brenda hapësirave të shkollës, i ka kushtuar me arrestim dhe ndalim mësimdhënësit të dyshuar.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, e ka konfirmuar se ndaj të dyshuarit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar caktimin e masës së ndalimit.

“Prokurori i shteti ka marrë veprime hetimore për ndriçimin e plotë të kësaj çështje penale, i cili ka shkuar në stacionin policor dhe ka urdhëruar sekuestrimin e telefonit të të pandehurit. Me urdhër të prokurorit të shtetit, personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulm Seksual”.

Prokurori i shtetit brenda afatit ligjor, ndaj të pandehurit do parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.”, tha Nikçi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA