Një person është arrestuar në Drenas, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”, njoftoi Policia e Kosovës.
Ai dyshohet se pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht dy viktimat, bashkëshorten dhe djalin e tij.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje në mesditë, ku viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.