-0.4 C
Pristina
Saturday, December 20, 2025

Arrestohet ish-pjesëtari i MUP-it, i dyshuar për kidnapimin e Vukashinoviqit

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se në kuadër të hetimeve për kidnapimin e shtetasit të Kosovës, Milan Vukashinoviq, është arrestuar një person i dyshuar në veri të vendit.

Sipas njoftimit të Sveçlës, në një operacion të përbashkët të Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, sot në Leshak është arrestuar V.M., ish-pjesëtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

Ai kishte qenë i integruar në Policinë e Kosovës në bazë të marrëveshjes së vitit 2013, por më pas kishte dhënë dorëheqje.

Autoritetet dyshojnë se V.M. ka bashkëpunuar vazhdimisht me strukturat e sigurisë së Serbisë dhe se ka pasur rol mbështetës në kidnapimin e Milan Vukashinoviq, i cili më 1 nëntor 2025 ishte rrëmbyer brenda territorit të Kosovës. Gjatë këtij rasti, viktima ishte plagosur rëndë dhe aktualisht po trajtohet në një spital në Serbi.

Sipas ministrit Sveçla, i arrestuari dyshohet se ka qenë në kontakt me strukturat e inteligjencës dhe ushtrisë serbe, ka ndihmuar në përgatitjen e të rinjve serbë për trajnime ushtarake, si dhe dyshohet se ka pasur njohuri për përgatitjet e sulmit terrorist në Banjskë.

Sveçla ka theksuar se institucionet e Kosovës janë të vendosura që të zbardhin çdo rast dhe të vënë para drejtësisë të gjithë personat e përfshirë në veprimtari kriminale dhe kërcënime ndaj sigurisë së vendit. Ai ka shtuar se askush nuk do të mund t’i shmanget drejtësisë dhe se, herët a vonë, përgjegjësit për këtë dhe raste të tjera do të përballen me ligjin.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA