13.9 C
Pristina
E martë, 1 Tetor, 2024

Arrestohen tetë zyrtarë të doganës dhe një zyrtar policor, dyshohen për keqpërdorim të pozitës dhe marrje të ryshfetit

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njoftoi se në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me Doganën e Kosovës dhe Policinë e Kosovës, kanë zhvilluar një aksion për kontroll në 11 lokacione.

Sipas një komunikate dërguar mediave, PSRK-ja njoftoi se kontrolli është bërë me qëllim të mbledhjes së provave dhe ndalimit të nëntë (9) zyrtarëve të dyshuar për veprat penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ dhe ‘’Marrja e ryshfetit”, me ç’rast janë arrestuar tetë zyrtar të doganës dhe një zyrtar policor .

Tutje, në komunikate thuhet se gjatë këtij aksioni janë grumbulluar prova që mbështesin dyshimin se këta nëntë (9) zyrtarë, tetë (8) nga të cilët janë zyrtar të Doganës dhe një (1) zyrtar policor nga Policia kufitare, kanë qenë të përfshirë në veprat për të cilat dyshohen.

“Nga ky aksion janë sekuestruar sende tjera të rëndësishme për procedurë të mëtutjeshme hetimore si: Njëzet plomba zyrtare të Doganës së Kosovës, 10 telefon së bashku me katër (4) sim kartela, Një pistoletë e kalibrit 9 mm me tre karikator dhe 9 fishek, me leje dhe 16 copë municion jo zyrtar'”,  thuhet mes tjerash në njoftim./atvlive.tv/

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA