Arrestohen Noizy dhe DJ Crax, Policia e Shtetit me deklaratë: Do të ekstradohen në Kosovë

Reperi i njohur Noizy dhe DJ i tij, Crax, thuhet se janë arrestuar në mesnatë në një klub nate në Shëngjin.

Sipas një njoftimi të bërë nga Policia e Shtetit, arrestimi i tyre u bë nga ‘Fast’, pasi ishin shpallur prej disa ditësh në kërkim nga Policia e Kosovës.

Në deklaratën e tyre thuhet tutje se arrestimi u bë me qëllim ekstradimin në Kosovë.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Fast”.

Kapen nga Fast Albania dhe vihen në pranga 2 shtetas të kërkuar nga Policia e Kosovës.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Sektori për Kërkimin, Njësia “FAST Albania” në Departamentin e Policisë Kriminale në PSH, është marrë informacion nga FAST Kosova, për 2 shtetas të kërkuar për llogari të Kosovës, që mund të fshiheshin në Shqipëri.

Menjëherë, FAST Albania, bazuar në inteligjencën policore, bëri të mundur lokalizimin e 2 të kërkuarve, dhe në kuadër të operacionit policor “Fast”, kapi në Lezhë dhe arrestoi 2 shtetasit e shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, konkretisht shtetasin R. R., nga Durrësi, dhe shtetasin B. B., nga Prishtina.

Kapja dhe arrestimi i tyre u bënë me qëllim ekstradimin në Kosovë”. /Telegrafi/

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA