Arrestohen katër persona në Britani, dyshohen se kanë ndihmuar shërbimin e inteligjencës iraniane

Katër persona janë arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar nën dyshimin se kanë ndihmuar shërbimin e inteligjencës iraniane, në kuadër të një hetimi kundër terrorizmit.
Policia tha se janë arrestuar një iranian dhe tre shtetas britaniko-iraniane, të dyshuar për ndihmë ndaj një shërbimi të huaj inteligjent. Hetimi lidhet me dyshimet për mbikëqyrje të vendeve dhe individëve të lidhur me komunitetet hebraike në Londër.
Reklamë
Komandantja Helen Flanagan, kreu i Policisë Kundër Terrorizmit në Londër, deklaroi se “këto arrestime janë pjesë e një hetimi të gjatë dhe pjesë e punës sonë të vazhdueshme për të ndërprerë aktivitetin keqdashës aty ku dyshojmë. Ne e kuptojmë që publiku mund të jetë i shqetësuar, veçanërisht komuniteti hebre, dhe u kërkojmë atyre të qëndrojnë vigjilentë dhe të kontaktojnë policinë nëse shohin ose dëgjojnë diçka që i shqetëson.”
Ndërkohë, Sekretarja e Brendshme, Shabana Mahmood, siguroi publikun se policia dhe shërbimet e sigurisë janë ndër më të mirat në botë dhe nuk do të hezitojnë të ndërmarrin veprime kundër çdo kërcënimi ndaj Mbretërisë së Bashkuar:
“Ata do të vazhdojnë të përdorin të gjitha mjetet dhe fuqitë që kanë për ta mbajtur këtë vend të sigurt, me mbështetjen e plotë të qeverisë ndërsa kryejnë punën e tyre jetësore”, tha ajo.
Pasi Irani nisi sulme hakmarrëse pas sulmit SHBA-Izrael në fundjavë, kryeministri Sir Keir Starmer dënoi veprimet e Iranit kundër “partnerëve në të gjithë rajonin”.
“Edhe në Mbretërinë e Bashkuar, regjimi iranian përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për disidentët dhe për komunitetin hebraik”, shtoi Sir Keir.










