Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, pasi më 26 nëntor 2024, rreth orës 18:15 në rrugën “Mulliri i vjetër” Mitrovicë e Jugut, kanë grabitur nga një person një sasi të hollash dhe një orë dore me vlerë të konsiderueshme.
Mbi dyshime të bazuara dhe provave të siguruara, sot paradite është arrestuar e dyshuara e moshës së mitur, e cila pas procedurës së intervistimit me vendim të prokurorit të rastit është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërsa pasdite është arrestuar i dyshuari i dytë, F.H. (23), shtetas i Kosovës, i cili pas intervistimit, me vendim të prokurorit është vënë nën masën ndalim policor.