Dy shtetas algjerian janë arratisur të enjten pasdite nga Qendra e Mbajtjes së Azilantëve në fshatin Vranidoll të Prishtinës.
Ngjarja është raportuar menjëherë tek autoritetet, ndërsa njësitet relevante policore kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.
Sipas informacioneve zyrtare, dy të dyshuarit janë të gjinisë mashkull dhe ndodhen aktualisht në kërkim.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit, i cili po e ndjek çështjen në koordinim me Policinë e Kosovës.