Alban Zogaj jep dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të Prishtinës

Alban Zogaj ka dorëzuar sot dorëheqjen nga pozita e nënkryetarit të Komunës së Prishtinës, pasi do ta marrë mandatin e deputetit të LDK-së në Kuvendin e Kosovës, transmeton ATV.

Ai, përmes një postimi në Facebook, tha se këtë detyrë e ka kryer me përkushtim e dashuri për qytetin, ndërsa falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët për tri vitet e punës së përbashkët.

“Sot kam dorëzuar dorëheqjen time nga pozita e nënkryetarit të Komunës së Prishtinës – një detyrë që e kam mbajtur me nder, përkushtim dhe dashuri të thellë për qytetin tim. I jam pafundësisht mirënjohës ekipit me të cilin ndamë çdo sfidë dhe çdo sukses gjatë këtyre tre vjetëve. Bashkë kemi punuar me zemër, për Prishtinën që e duam të gjithë. Faleminderit kryetarit Përparim Rama për besimin dhe bashkëpunimin. Një falënderim i veçantë për kryetarin Lumir Abdixhiku dhe gjithë ekipin e LDK-së. Faleminderit qytetarëve të Prishtinës që më kanë mbështetur në çdo hap”, ka shkruar Zogaj.

Ai tha se mandati si deputet është përgjegjësi e re që e merr me përulësi, ndërsa shërbimin ndaj qytetarëve do ta vazhdojë në një nivel tjetër.

“Dorëheqja ime vjen si rezultat i zgjedhjes sime si deputet në Kuvendin e Kosovës – një përgjegjësi e madhe që e pranoj me përulësi e përkushtim të plotë. Besimi i qytetarëve është shtysa ime më e madhe për të vazhduar punën në një nivel tjetër, tashti për të gjithë Kosovën. Prishtina do të mbetet gjithmonë në zemrën time. Kjo nuk është një lamtumirë – është vetëm një kthesë e re në rrugën e shërbimit publik,” ka shkruar Zogaj. /atvlive.tv

Postimin e plotë të Alban Zogajt e gjeni më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA