Arda Guler po përballet me një moment vendimtar në këtë sezon, ku emocionet dhe pritshmëritë janë të përziera. Mesfushori turk, i cili fillimisht u konsiderua një nga transferimet më të rëndësishme të Real Madridit, ka parë gradualisht rol më të pakët në formacion, duke e vënë në dyshim të ardhmen e tij në klub.
Megjithëse mbetet një lojtar kyç, Arda nuk është më titullar i padiskutueshëm. Konkurrenca e brendshme, taktikat e reja të trajnerit dhe rikthimi i disa lojtarëve të rëndësishëm kanë ndryshuar situatën, duke e bërë rolin e tij më të pasigurt.
Trajneri dhe stafi e vlerësojnë cilësinë, vizionin dhe aftësinë e tij për të ndryshuar lojën, por performanca e fundit ka ngritur pyetje për vendin e tij në planin afatmesëm. Ardhja e Xabi Alonsos si trajner kishte sjellë një pikë kthese për Guler, i cili fitoi besimin e tij dhe u bë titullar i rregullt për pjesën më të madhe të sezonit.
Statistikat flasin për rëndësinë e tij pasiqë në 25 ndeshje zyrtare, 21 prej të cilave si titullar, dhe një përfshirje direkte në 10 gola (3 gola dhe 7 asistime).
Megjithatë, situata ka ndryshuar, kthimi i Jude Bellingham, përmirësimi i Rodrygos dhe konsolidimi i Aurelien Tchouamenit kanë ulur hapësirën për 20 vjeçarin.
Problemi i tij nuk është mungesa e talentit, por konkurrenca e madhe në mesfushë. Për Real Madridin, vendet janë të pakta dhe kërkesat për titullar janë të larta. Federico Valverde, Edouardo Camavinga, Brahim Diaz, Franco Mastantuono dhe vetë Guler po luftojnë për të njëjtin vend, duke e bërë secilën ndeshje një sfidë të madhe.
Për më tepër, ndryshimi i pozicionit të Guler ka ulur ndikimin e tij. Ai po luan më larg zonës ku ndihet më komod, merr topin më larg zonës së penalltisë dhe ka më pak mundësi të ndikojë drejtpërdrejt në fazën sulmuese. /ATVLIVE.TV






