Aksidentet me fatalitet më 2024, 25 për qind ishin këmbësorë

PËRGATITI: BESMIRE KLUNA 

Rreth 25% e viktimave nga aksidentet në trafik, në vitin 2024, kanë qenë këmbësorë, gjithsej 26 persona që humbën jetën.

Aksidentet e këtij lloji me fatalitet, sipas Policisë, më së shumti ka pasur në rajonin e Prishtinës.

‘’5 kanë qenë në zonën e përgjegjësisë së Njësisë për Kontrollin e Autostradave, 7 në rajonin e Prishtinës, 2 në rajonin e Gjilanit, 2 në të Ferizajt, 3 në të Prizrenit, 3 në të Gjakovës, 2 në të Pejës dhe 2 në rajonin e Mitrovicës së Jugut’’, njoftoi Policia.

Lista me lokacionet përfshinë autostrada, magjistrale, rrugë në brendësi të qyteteve, por edhe në fshatra.

Ndërsa sipas përgjigjes së policisë për ATV-në, shkaktarët kryesorë janë gabimet e ngasësve të automjeteve.

‘’Në 15 raste ishte shkaktar mospërshtatja e shpejtësisë, 9 raste nga pakujdesia e shoferëve, dhe 2 raste konsiderohet si shkaktar vetë këmbësorët’’, deklaruan nga Policia.

Njohësi i komunikacionit, Nol Dedaj, thotë se institucionet duhen analizuar faktorët dhe vendet e aksidenteve, që të ndërmarrin masa konkrete në terren.

‘’Për me zbrit këtë numër këtë përqindje, duhet me identifiku vendi ku ka ndodh me këmbësorë pastaj mosha e tyne, veprimi i kahjes motivi I lëvizjes se këmbësorit atëherë mundemi me I marrë masat preventive’’, tha Dedaj.

Policia në vazhdimësi apelon për kujdes dhe respektim të rregullave në trafik, edhe nga shoferët, por edhe nga këmbësorët./atvlive.tv/

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA