Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 22:40 në rrugën “Liqeni” në Mitrovicën e Jugut, ku pas një aksidenti mes dy veturave, një person ka humbur jetën si dhe janë lënduar katër të tjerë.
Lajmin e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për rajonin e Mitrovicës, i cili bëri të ditur se personi që ka humbur jetën është një 55 vjeçar.
“Në këtë aksident janë përfshira dy vetura, si pasojë e aksidentit ka humbur jetën viktima m/k/sh rreth 55- vjeçar, ndërsa lëndime kanë pësuar edhe katër persona tjerë.”, tha ai.