Sipas një raporti të fundit të Macworld, AirTag 2 do të përfshijë disa funksione të reja që do të përmirësojnë aftësitë e gjurmimit.
Sipas faqes, ata kanë pasur qasje në një version të brendshëm të iOS 26, i cili përmban referenca për disa produkte të papublikuara.
Më poshtë janë disa nga tiparet e reja që priten për AirTag:
- Proces i përmirësuar i lidhjes – megjithëse detaje të sakta nuk janë dhënë, pritet të bëhet më i thjeshtë zgjedhja e emrit dhe e emojis gjatë lidhjes së AirTag.
- Raportim i detajuar i baterisë.
- Funksioni “Improved Moving” – mund të lejojë përdoruesit të gjejnë vendndodhjen e saktë të një AirTag në lëvizje. Aktualisht, Precision Finding nuk e menaxhon mirë gjurmimin kur pajisja lëviz.
- Përmirësim i gjurmimit në vende të mbushura me njerëz.
Thashethemet për një version të ri të AirTag kanë qarkulluar prej vitesh, dhe pritet të ketë çip të ri Ultra Wideband.
Nuk ka indikacione për një ridizajn, prandaj AirTag 2 do të duket si origjinali, me bateri të zëvendësueshme dhe ndoshta altoparlantë të përmirësuar që janë më të vështirë për t’u hequr.
AirTag është i shënuar si “2025AirTag”, duke sugjeruar se Apple kishte planifikuar ta publikonte gjatë vitit 2025. Megjithatë, pritet që publikohet në fillim të vitit 2026.






